Suharekë/ Lëndohet një person në vendin e punës, bie në kontakt me rrymën

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët dërgohen me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur dje në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një 36-vjeçar është dërguar atje pasi kishte nevojë për ndihmë mjekësore si pasojë e kontaktit me rrymën.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur teksa viktima po punonte punë ndërtimore në një shtëpi në fshatin Bllacë, por që ende nuk janë të qarta detajet se si ka ndodhur rasti.

Për këtë është njoftuar edhe Policia, ku me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Siguria në punë’, teksa në vendin e ngjarjes pritet të dalë edhe inspektori i punës.

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Lajmet e Fundit