Zelensky dhe Guterres takohen në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Lviv.

Duke shkruar në Telegram, Zelensky tha pas bisedimeve se “Vëmendje e veçantë iu kushtua temës së shantazhit bërthamor të Rusisë në NPP Zaporizhzhia (centrali bërthamor).

“Ky terror i qëllimshëm nga ana e agresorit mund të ketë pasoja katastrofike globale për të gjithë botën”, tha ai, raporton skynews.

Ai i bëri thirrje OKB-së që të garantojë sigurinë e objektit dhe të ndihmojë në çmilitarizimin dhe çlirimin e tij.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për granatimet e uzinës në sulme me flamur të rremë, ndërsa Moska thotë se Ukraina është ajo që granaton objektin.

Udhëheqësi ukrainas shtoi se “Ne ramë dakord të vazhdojmë koordinimin e zbatimit të nismës së grurit. Ne diskutuam gjithashtu drejtimet e mundshme të zhvillimit të tij, çështjen e dëbimit të paligjshëm dhe të detyruar të ukrainasve, lirimin e personelit tonë ushtarak dhe mjekëve nga robëria”.

Ndryshe, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan pritet të takohet gjatë ditës së sotme me Zelenskyn në Ukrainë.

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e mësimdhënësit, Ismet Reka

Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit të matematikës në SHFMU...

Lajmet e Fundit