20.8 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Arrestohen tre persona në Prizren, kapen me drogë

Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Prizren.

Ata janë kapur me drogë.

Policia kishte ndalur veturën e të dyshuarve: D.P, dhe H.Sh., ku gjatë kontrollit kanë vërejtur poshtë karriges së pasagjerit një qese të zezë, në të cilën kishte substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

“Kjo ka bërë që dy të dyshuarit të arrestohen menjëherë dhe ndërkohë ka vazhduar kontrollimi i veturës ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale mbi 1 kilogram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, vetura ku ndodheshin të dyshuarit, mulli për bluarjen e marihuanës, telefona celularë, para të gatshme dhe 2 thika”.

Për rastin u kap edhe dilleri i cili dyshohet se ua kishte sjellë drogën të dyshuarve nga Shqipëria. S.M., u arrestua në Vërmicë dhe atij iu sekuestruan telefoni personal dhe vetura me të cilën po udhëtonte.Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. Gazeta Sinjali

Më Shumë

18 vjeçari nga Opoja e Dragashit humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

Një i ri shqiptar nga Kosova, me inicialet Y.Z., ka humbur jetën në Austri si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi...

Çmimet maksimale të derivateve për sot: Nafta 1.86 €, Benzina 1.49 €

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar vendimin për çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun vendor, për ditën...

Lajmet e Fundit