15 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Procedohen pagesat e subvencioneve për bujqit

Sot është proceduar një pagesë e radhës për subvencionet e bujqve.

Kështu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i cili theksoi se vlera e proceduar sot për pagesë është rreth 7 milionë euro ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete është 5,715.

Ai tutje tha se duke qenë se afati për sasinë e dorëzuar të grurit është data 2 shtator, edhe pagesën për këtë sasi, në vlerë prej 0.03 €/kg, MBPZHR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë të veçantë për të gjithë aplikuesit të kulturës se grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit, bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022.

“Dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00”, ka shkruar Peci.
May be an image of 1 person and text that says 'Vazhdojne pagesat pèr perfituesit e Programit per Pagesa Direkte Subvencione 2022! 5715 FERMERE 6,966,814.92€ Ministriae Bujqesisé Pylltaris? dhe Zhvillimit Rural Ministarstvo Poljoprivrede, Sumarstva Ruralnog Razvoja Ministry Agriculture, Forestry and Rural Development'

Më Shumë

Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Gjonaj të Hasit, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici

Një 17-vjeçar është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 02.05.2026. Policia bën të...

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të...

Lajmet e Fundit