Tayna, e mrekullueshme në pozat e reja me bikini

Rap-artistja shqiptare, Doruntina Shala – Tayna, edhe këtë verë ka qenë mjaft e angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Si njëra ndër reperet më të pëlqyera në treg, ajo thuhej se ka qenë e ftuar në tri apo katër koncerte vetëm për një natë.

Meqë tani ndodhemi në fund të sezonit veror, 25-vjeçarja duket se ka gjetur pak kohë për pushim jashtë angazhimeve të përditshme.

Foto: Screenshot/Instagram

Në imazhet e reja të publikuara në Instagram, krijuesja e hitit “Columbiana” shfaqet atraktive nga një jaht luksoz.

Ajo ka vënë në pah fizikun e bujshëm me një palë bikini ngjyrë rozë, ndonëse nuk e ka zbuluar lokacionin.

Përveç koncerteve, Tayna ka sjell këtë vit këngë të shumta në mesin e tyre edhe disa bashkëpunime.

E njëjta javë më parë solli projektin e ri “Valle” në duet me Lumi B që deri më tani ka grumbulluar afro pesë milionë klikime. /Telegrafi/

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit