20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Përurohet projekti “Ndërtimi i sheshit në qendër të qytetit të Rahovecit”

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në përurimin e projektit “Ndërtimi i sheshit në qendër të qytetit”.

Ai ka thënë se është i gëzuar që me këtë projekt, Rahovecit dhe kësaj pjese, përveç se do t’i shtohet një pamje më e bukur, posaçërisht qendrës së qytetit, do të ofrojë edhe qasje më të lehtë në hapësira publike të sigurta, të shëndetshme dhe për të gjithë qytetarët.

Projekti bashkëfinancohet nga Komuna e Rahovecit dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe kap vlerën 155,959.00 euro. Komuna e Rahovecit merr pjesë me: 80,959.00 euro, ndërsa MZHR-ja me 75,000.00 euro.

“Projekti parasheh, platonë me fontanë të rrafshët, ulëse, ndriçim të ulët, drunj dekorues dhe elemente të tjera përcjellëse që do t’i japin pamje të bukur dhe funksionale qendrës së qytetit. Po ashtu, do të trajtohen edhe rrjeti elektrik dhe infrastruktura nëntokësore e kësaj pjese. Duke punuar bashkë e me përkushtim, Rahovecit do t’i japim pamje të re, ndërsa qytetarëve më shumë hapësirë e mundësi”, ka thënë kryetari Latifi.

Më Shumë

Hapet Java e Infermierisë në Spitalin e Prizrenit

Në Prizren ka nisur zyrtarisht Java e Infermierisë në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, menjëherë pas shënimit të 5 Majit – Dita...

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit