Prizren/ Aktakuzë për grabitje dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: S.K., D.S., G.P.,  dhe L.B., të cilët nga data 15.07.2022 gjenden në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 3-1 lidhur me nenin 31, si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 12.06.2022 rreth orës 21:35, në afërsi të rrugës së Nashecit në Prizren, në një market, të pandehurit në bashkëkryerje, me armë dhe me përdorim të forcës dhe kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e të dëmtuarës – punëtores Y.B., përvetësojnë kundërligjshëm dobinë pasurore të G.B., në atë mënyrë që i pandehuri L.B., hyn në market për të kontrolluar sigurinë e lokalit dhe blen “Orbit”, dhe pas tij hyn i pandehuri S.K., i maskuar dhe me dorëza të bardha, ia drejton në kokë pistoletën të dëmtuarës – punëtores Y.B., dhe e kërcënon, derisa i pandehuri G.P., shkon tek arka dhe nga aty merr gjashtëqind (600) euro të pazarit ditor, ndërsa, të pandehurit D.S., dhe L.B., bëjnë sigurinë e marketit nga jashtë, dhe pasi marrin paratë, largohen nga vendi i ngjarjes dhe së bashku ikin në drejtim të rrugës “Bajram Curri”.

Me këto veprime, të akuzuarit kanë përmbushur elementet e veprës penale “Grabitja” sipas KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri D.S., akuzohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së, pasi që me datë 15.07.2022 në ora 16:40 minuta, në fshatin Dobrusht?ë – Komuna e Prizrenit, pas një bastisje të kryer në shtëpinë e tij, është gjetur se posedon pa leje një pistoletë – armë zjarri, në kundërshtim me ligjin e zbatushëm për armët.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit