3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

E bujshme/ Fury harron premtimin ndaj gruas, rikthehet në ring për të sfiduar Usyk

Tyson Fury njoftoi tërheqjen nga boksi më 23 prill të këtij viti, menjëherë pas suksesit ndaj Dillian White, para 94 mijë spektatorëve në “Wembley”, megjithatë duket se ka ndërruar mendje shumë shpejt.

 

Fury ka vendosur të sfidojë në ring ukrainasin Usyk dhe ndeshja është paracaktuar për më 17 dhjetor të këtij viti në Arabinë Saudite, vetëm një ditë para finales së Kupës së Botës Katar 2022.

Bëhet fjalë për një ndeshje të madhe mes dy boksierëve të peshave të rënda, të cilët do të përcaktojnë edhe kampionin e botës, teksa parashikohet që fitimet për secilin prej të dyve të jenë minimalisht 50 milionë paundë.

Tyson Fury deklaroi në prill se i kishte premtuar bashkëshortes që ajo do të ishte ndeshja e fundit, megjithatë nuk e mbajti fjalën dhe tani po përgatitet për të fituar edhe një betejë, atë ndaj ukrainasit Usyk.

Nga ana tjetër, ky i fundit sfidoi britanikun menjëherë pas triumfit ndaj Joshua duke thënë: Fury nuk është tërhequr dhe ai mezi po pret të ndeshet me mua. Edhe unë dua patjetër një ndeshje me të. Ose ndeshem me Fury, ose nuk boksoj më”, tha Usyk.

Më Shumë

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Lajmet e Fundit