Konsiderohen të rrezikshëm, nesër bëhet prerja e dy drunjve në Marash të Prizrenit

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nesër do të bëhet prerja e dy drunjve në zonën e Marashit, të cilët konsiderohen të rrezikshëm për qytetarët, shkruan PrizrenPress

Po ashtu, komuna ka bërë të ditur se në këtë zonë do të ndërpritet furnizimi me energji elektrike dhe do të bllokohet rruga magjistrale nga qendra rekreative “Andrra” deri te rruga në restorantin “River Hill”.

“Më 24 Gusht 2022, nga ora 10:00 deri në orën 15:00, në zonën e Marashit në Prizren, do të bëhet prerja e dy drunjve, të cilët konsiderohen të rrezikshëm për qytetarët. Lusim qytetarët që të kenë mirëkuptim, pasi, në këtë zonë do të ndërpritet furnizimi me energji elektrike dhe do të bllokohet rruga magjistrale nga Qendra rekreative “Andrra” deri te rruga në restorantin “River Hill”” – thuhet në njoftim./ PrizrenPress.com

Më Shumë

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Tetë vjet pa Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit të Kosovës

Sot bëhen tetë vjet nga ndarja nga jeta e Fadil Vokrrit, figurës më të shquar të futbollit kosovar dhe njërit prej sportistëve më të...

Lajmet e Fundit