30.8 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Ylli botëror i rock-ut, Kip Winger në ‘Hardh Fest’

Festivali i rrushit “Hardh Fest” është drejt përgatitjeve të fundit për të sjellë edicionin e sivjetmë i cili mbahet në qytetin e vreshtave, Rahovec.

Festivali i cili do të mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në natën e parë do të nis me një performancë të këngëtarit të njohur Alban Skenderaj.

“Ca kokrra rrushi”, është slogani i edicionit të 21-të të festivalit që pritet të mbledhë mbi 100 mijë vizitorë në festën e vjeljes së rrushit.

Sot është zbuluar edhe një tjetër emër që do të jetë pjesë e festivalit. Bëhet fjalë për yllin e këtij edicioni që do të jetë legjenda e rock-ut, Kip Winger.

“Të shtunën me 3 shtator, këngëtari, muzicienti dhe kompozitori amerikan, Kip Winger ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, do të performojë në Rahovec, në Hardh Fest 2022!

Kip it high!”, thuhet në njoftim.

Hardh Fest 2022 përkrahet nga Komuna e Rahovecit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Partneri Festivalit Stone Castle vineyards and Winery dhe Sponsor Gjeneral BPB!

May be an image of 1 person and text

Më Shumë

Vdekja e të ndaluarit në stacionin në Suharekë, suspendohen rreshteri dhe dy policë

Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për një rreshter dhe dy zyrtarë policorë në...

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale...

Lajmet e Fundit