14.7 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Fury: Boksoj kundër Usyk nëse sigurohen paratë deri më 1 shtator

Boksieri britanik i sapo pensionuar Tyson Fury tha se do të kthehet në ring dhe do të luftojë me ukrainasin Oleksandr Usyk. Por, këtë do ta bënte nëse përballja e tyre do të dakordohej deri më 1 shtator, përkatësisht nëse paratë do të “derdhen” në llogarinë e tij bankare deri në këtë datë.

Usyk mbrojti titujt botëror në kategoritë WBA, IBF, WBO dhe IBO me një triumf ndaj Anthony Joshua në Jeddah, teksa Fury u tërhoq në prill si pronar i titullit WBC, kështu që fituesi i duelit të tyre eventual do të ishte kampioni absolut botëror i peshave të rënda .

“Për të gjithë ata që përpiqen të organizojnë një duel me Usyk, ju jap një afat prej shtatë ditësh, pra deri më 1 shtator, për të mbledhur paratë. Nëse jo, atëherë faleminderit shumë, ishte ide e mirë, por unë jam në pension. Ju lutemi dërgojini të gjitha ofertat avokatit tim me dëshmi me shkrim se fondet janë të siguruara dhe le të fillojë loja”, ka shkruar Fury në rrjetet sociale.

Ukrainasi Oleksandr Usyk ka 20 fitore në po aq duele, ndërsa britaniku Tyson Fury ka 32 fitore si dhe një barazim ndaj amerikanit Deontay Wilder.

Më Shumë

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Policia në Prizren paralajmëron: Mesazhe të rreme po synojnë të dhënat bankare të qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka paralajmëruar qytetarët për një dukuri shqetësuese që po shfaqet në këtë rajon, e cila paraqet rrezik të...

Lajmet e Fundit