6.7 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Kalimi i Ballkanit në fazën e grupeve, Kosova ngritet edhe për 6 pozita në renditjen e re të UEFA-s

Kosova e ka bërë edhe një hap përpara në ranglistën e UEFA-s.

Pas suksesit të fundit të Ballkanit duke u kualifikuar në grupe të Ligës së Konferencës, Superliga e Kosovës tashmë ka shënuar një tjetër ngritje në UEFA.

Në përditësimin e fundit nga faqja zyrtare e UEFA-s për ligat, Superliga e Kosovës tani ka shënuar ngritje për gjashtë vende më përpara, duke u ranguar e 33-ta në botë.

Renditja e vendeve të UEFA-s është një renditje e hartuar nga UEFA që e bën të mundur krahasimin e ligave të vendeve të ndryshme.

Vlera e një kampionati llogaritet nga shuma e koeficientëve vjetorë individualë të 5 viteve të fundit.

Aktualisht kampionati i Kosovës vlerësohet me 10,291 pikë. Falë kualifikimit në fazën e grupeve Ballkani ka arritur koeficientin 5,5, teksa Drita vlrrësohet me koeficientin 1,5, Gjilani është me koeficientin 1 dhe Llapi me koeficientin 0,5.

 

Më Shumë

Prizreni merr një pikë në transfertë, barazon ndaj Vjosës

Prizreni ka siguruar një barazim në udhëtim ndaj Vjosës, në kuadër të Ligër së Parë. Skuadra prizrenase kaloi në epërsi dhe e mbylli pjesën e...

Sot shënohet Dita Botërore e Librit

Sot në mbarë botën shënohet Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit, një ditë e dedikuar promovimit të leximit, librit dhe...

Lajmet e Fundit