16.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Bie nga sistemi blloku A3, përkeqësohet situata e furnizimit me energji elektrike në Kosovë

KOSTT-i ka kërkuar sot nga KEDS që si pasojë e rënies nga sistemi të njësisë A3 të bëjë kufizime emergjente të energjisë elektrike.

Sipas KEDS, pas rënies së bllokut A3 të TC “Kosova A”, në Kosovë aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavatë, që e bën situatën aspak të favorshme.

“Në ballafaqim me kufizime emergjente, do të jetë shumë e vështirë të njoftohen të gjithë konsumatorët në kohë, për çka kërkojmë mirëkuptimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Aktualisht kufizimet janë dyorëshe por që të mos përkeqësohet tutje situata, KEDS kërkon nga konsumatorët kursim maksimal të energjisë elektrike.

“Në këto rrethana të vështira, duhet të veprojmë të bashkuar në mënyrë që ti kapërcejmë ato sa më. Së bashku mund t’i dalim!”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Murati: Deri tani kemi alokuar 60 milionë euro për rrymën, çmimi për kilovat është më i lirë se në Shqipëri

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se rrymën e kanë subvencionuar me 60 milionë euro deri tani nga...

Ekipi nga La Liga shkarkon trajnerin pas humbjes nga skuadra e Ivan Balliut

Skuadra e Ivan Balliut, Rayo Vallecano, e ka mposhtur Elche-n me rezultat 2:1 në mbrëmjen e së hënës, takim ky i vlefshëm i javës...

Lajmet e Fundit