18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Qeveria nuk ua ekzekuton pagat shërbyesve civilë në Prizren, flet kryetari Shaqir Totaj

Ministria e Financave nuk i ka ekzekutuar pagat për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Kështu ka bërë të ditur ministri i financave, Hekuran Murati në një konferencë për media.

Pagesat për shër0byesit civilë nuk janë bërë në Komunën e Prizrenit.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, krytari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ai thotë se për grevistët nuk janë bërë pagesat, gjë që e ka quajtur vendim të njëanshëm të qeverië.

“Nuk kam informatë të plotë, por për aq sa kam, nuk janë ekzekutuar pagat për shërbyesve civilë të cilët janë në grevë. Punëtorët, shërbyesit civilë janë të punësuar të Komunave, andaj veprimi i tillë i qeverisë është i njëanshëm, dhe si i tillë është i papranueshëm dhe nuk është mënyrë e mirë për të zgjidhë mosmarrëveshjet”, thotë Totaj.

Ai për Gazeta Blic thekson se një gjë e tillë po ndodhë për herë të parë në Kosovën e pasluftës, derisa shton se me grevistë duhet biseduar dhe duhet gjetur kompromis.

“Me grevistë duhet biseduar dhe unë besoj se mund të gjendet kompromis. Vlen të theksohet se një veprim i këtillë i njëanshëm për herë të parë po ndodhë në Kosovën e pasluftës, dhe nuk është shembull i mirë”, deklaron ai.

Më Shumë

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Ulqini nuk është thjesht një destinacion – është ndjesi, freski, relaks dhe aventura bregdetare që nuk harrohet kurrë! Dhe rrugën më të mirë e ke...

DokuFest shpalos filmat në programet garuese

DokuFest ka publikuar sot listën e plotë të filmave që do të marrin pjesë në programet garuese të edicionit të 24-të të festivalit. Pas shqyrtimit...

Lajmet e Fundit