Gruaja në Suharekë bëhet për spital nga një grua tjetër

Një grua në Suharekë ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke punuar.

Lëndimet ajo i mori pasi u sulmua fizikisht nga një grua e panjohur pas një mosmarrëveshjeje që kishin.

Policia ka njoftuar se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

“Suharekë 03.09.2022 – 10:50. Viktima femër  kosovare ka pësuar lëndime derisa ishte duke punuar në një lokal e cila për shkak të një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga një person i panjohur i gjinisë femërore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e policisë./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Lajmet e Fundit