13.4 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Ministri Murati krahason Pakon e Ringjalljes Ekonomike me atë të Gjermanisë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar se pakoja për përballje me inflacionin, të cilën e prezantuan të shtunën së bashku me kryeministrin Albin Kurti, ndryshe përkthehet në 2% të GPS-së.

“Bashkë me Kryeministrin Kurti dje prezantuam pakon e re të masave për përballje me inflacionin, në kuadër të vazhdimësisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Pakoja kap vlerën prej 150 milionë euro, që përkthehet në rreth 2% të GDP, pa llogaritur pakon e muajit prill, apo masat paraprake”, shkroi Murati.

Murati, gjithashtu e ka krahasuar pakon e Kosovës me atë të Gjermanisë, edhe pse dallimi mes pakos së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë është përafërsisht 64 miliardë euro.

“Qeveria Gjermane sot ka prezantuar një pako masash të ngjashme në vlerë prej 65 miliardë euro, që përkthehet në rreth 1.8% të GDP.

Për pensionerët:

Gjermani: 300 euro pagesë e njëhershme

Kosovë 3×100 euro (nentor ‘21, prill ‘22, tetor ‘22)

Për studentët:

Gjermani: 200 euro pagesë e njëhershme

Kosovë: 2×100 euro (prill ‘22, nëntor ‘22)

Për punëtorët e sektorit publik:

Gjermani: 300 euro bruto pagesë e njëhershme

Kosovë: 300 euro për 2022 (100 euro në prill ‘22, plus 50 euro/muaj nga shtatori ‘22)

Për punëtorët e sektorit privat:

Gjermani: 300 euro bruto pagesë e njëhershme

Kosovë: 100 euro në prill ‘22, plus 3 muaj subvencionim 50% i rritjes së pagës.

Për fëmijët:

Gjermani: Rritje e shtesave ekzistuese

Kosovë: Nisje e pagesës së shtesave për herë të parë” – ka shkruar Murati.

Më Shumë

Si e kalon të dielën? Rama: Lindës dhe Zahos i bëj padrejtësi, arratisem në studion e skulpturës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të dielën e kalon duke punuar në studion e skulpturës. Gjatë fjalës së tij në episodin e katërt...

300 bursa për studentët në Prizren – rritje prej 400% krahasuar me mandatin e kaluar

Një etapë e re për studentët e Prizrenit ka nisur sot me nënshkrimin e marrëveshjeve për bursa për vitin akademik 2025/2026, raporton PrizrenPress. Kryetari i...

Lajmet e Fundit