Kosovari e godet me sëpatë për vdekje ukrainasen në Berlin, policia gjermane ndërhyn duke vrarë sulmuesin

Një vrasje makabre që ka ndodhur sot në distriktin Friedrichsfelde në Luchtenberg, shokoi opinionin gjerman e në veçanti banorët e Berlinit, raporton “Berliner Zeitung”.

Bëhet fjalë për një 23-vjeçar nga Kosova, i cili goditi për vdekje me sëpatë një grua ukrainase 27-vjeçe, që ishte në apartamentin e saj në rrugën Loëenberger të Berlinit, transmeton Telegrafi.

Me të kuptuar se çfarë kishte ndodhur, policia kishte dalë në vendin e ngjarjes, ku kishte qëlluar për vdekje kosovarin, e viktimës u munduan t’i japin ndihmën e parë, por pa ndonjë sukses.

Ishin fqinjët që kishin dëgjuar britmat e gruas brenda apartamentit. Kështu menjëherë i kishin telefonuar policisë.

Përmes një postimi, policia e Berlinit ka njoftuar në Twitter se ishin alarmuar për rastin rreth orës 7:50 të mëngjesit të sotëm.

Me t’u futur brenda apartamentit të ndërtesës nëntëkatëshe, ata kishin hasur në skena tmerri.

“Një burrë po godiste një grua me sëpatë”, tha zëdhënësi i policisë Stefan Petersen-Schumann, duke shtuar se policët kishin shtënë me armë – duke lënë të vdekur kosovarin që kishte sëpatën në dorë.

Si pasojë e plagëve të shkaktuara gruaja kishte vdekur, e policia federale ka marrë si prova armën e ftohtë.

Më vonë kanë pranuar se viktima ishte një shtetase e Ukrainës, ndërsa sulmuesi një burrë nga Kosova. /Telegrafi/

Më Shumë

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Lajmet e Fundit