Haradinaj: Kryeministër, dil nga rrethimi! Rriti pagat me ligj!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti për të dalur nga rrethimi.

 

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se qeveria e Kosovës duhet ti rrisë pagat me ligj, duhet t’ua mundësojë biznesmenëve të Kosovës dhe atyre që jetojnë në diasporë kudo që të investojnë në Kosovë.

Haradinaj po ashtu ka ftuar Kurtin të marrë masa për të stabilizuar gjendjen me energji, duke propozuar masa konkrete, si dhe për kthimin e investimeve kapitale dhe ndarjen e subvencioneve për bujqësinë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kryeministër, dil nga rrethimi!

– Rriti pagat me ligj

– Investo në gazsjellës

– Ndërto një termocentral me qymyr

– Kthe investimet kapitale duke rritur vlerën e kontratave në bazë të rritjes së kostos

– Jepi subvencionet për bujqësi menjëherë

– Fto biznesmenët e Kosovës dhe ata shqiptarë kudo që jetojnë për investim të përbashkët

– Ktheje shpresën se e ke mundësinë

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Lajmet e Fundit