Arrestohet gruaja nga Rahoveci, dëboi nga shtëpia bashkëshorten e djalit të saj

Një grua nga Rahoveci është arrestuar nënë dyshimin se ka dëbuar nga shtëpia, bashkëshorten e djalit, me të cilën i biri i saj, ishte në bashkëjetesë martesore.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti ka ndodhur më 2 shtator rreth orës 16:00, derisa arrestimi i të dyshuarës u bë më 5 shtator.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta me datën e lartcekur e ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e djalit, viktimën femër kosovare, me të cilën ishte në bashkëjetesë martesore. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”- thuhet në njoftimin e policisë.

Më Shumë

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Lajmet e Fundit