14.2 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

I zhdukur prej katër ditësh, zgjerohet kërkimi për 26 vjeçarin në Brod të Dragashit

Prej katër ditësh Admir Adili rreth 26 vjeçar nga fshati Borje e Shqipërisë vazhdon të jetë i zhdukur. Ai të dielën e 4 shtatorit kishte dalë në bjeshkët e fshatit Brod, të Dragashit për të mbledhë Boronica, por nuk ishte kthyer bashkë me shokët e tij nga atje.

Këto detaje janë bërë të ditura nga Policia e Kosovës të cilët janë vënë në kërkim të të riut pas raportimit si i zhdukur nga familjarët e tij.

“Që nga momenti i raportimit të personit si person zhdukur Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi. Me datat 05, 06 dhe 07 Shtator operacioni është zgjeruar, në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar”, është bërë e ditur nga Policia.

Ndërkohë sot drejtori rajonal i Policisë së Prizrenit, Faton Alija, ka urdhëruar që në operacion të dërgohet edhe Njësia e Reagimit të Shpejt si dhe hetuesit rajonal për të marr rastin në kompetencë.

“Përpos personelit të përfshirë në këtë rast, FSK-ja ka përdorur për kërkim edhe qentë e terrenit dhe motoçikleta me 4 rrota për terrene malore. Po ashtu, Policia e Shqipërisë, ka përdorë dhe vazhdon ta përdor dronin”, thuhet në njoftim.

 

Më Shumë

Selmanaj tërhiqet nga kandidatura për deputet, mbetet në krye të LDK-së në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e...

Luljeta Veselaj-Gutaj nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoreshë e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka njoftuar se nuk do të kandifojë në...

Lajmet e Fundit