16.8 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Nagavci: Nuk ka kurrfarë arsye për të mbajtur grevë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se nuk ka kurrfarë arsye që të mbahet grevë nga BSPK dhe SBAShK-u, pasi sipas saj, Qeveria ka bërë disa hapa dhe ka ndërmarrë vendime të dinjitetshme për adresimin e kërkesave të parashtruara nga sindikatat.

 

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

“Greva, në formë të ndërprerjes së plotë të punës dhe pa kufizim kohor, është hap ekstrem që ndërmerret vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe nuk ka kurrfarë arsyeshmërie në kushtet kur Qeveria ka bërë disa hapa dhe ka ndërmarrë vendime të dinjitetshme për adresimin e kërkesave të parashtruara nga sindikatat”, ka shkruar Nagavci në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Sa i përket paralajmërime nga SBAShK se orët e humbura nuk do të zëvendësohen, Nagavci tha se kjo vendoset nga MAShTI.

“Paralajmërimet për kushtëzimin e dialogut të mëtutjeshëm, si dhe ato për moszëvendësimin e orëve të humbura, vetëm sa e ndërlikojnë situatën. Me këtë rast, më duhet të rikujtoj se Kalendarin shkollor e nxjerrë MAShTI, e jo sindikatat, ndërsa të njëjtit duhet t’i përmbahen si mësimdhënësit, ashtu edhe nxënësit dhe prindërit”.

Ministrja ripërsëriti thirrjet që SBASHK të reflektojë për situatën e krijuar.

“Si Ministre, punonjëse e arsimit dhe qytetare e këtij vendi kërkoj nga kryesia e SBAShK-ut që të reflektojë për situatën e krijuar dhe, bashkë me përfaqësuesit e degëve komunale, ta ftojë anëtarësinë e vet për t’iu kthyer punës, në mënyrë që të krijojmë atmosferë për vazhdimin e dialogut konstruktiv, që është parakusht për zgjidhjen e problemeve komplekse në sektorin e arsimit”.

“Arsimi, në radhë të parë, është çështje e përmbajtjes dhe cilësisë, për të cilën e kemi obligim që të punojmë të gjithë bashkë dhe të sigurojmë të ardhme më të mirë për fëmijët tanë”, përfundoi Nagavci

 

Më Shumë

25 vjet nga vrasja e komandant Drinit, apel për drejtësi nga kryeministri Kurti

Zyrtarë të lartë të pushtetit qendror dhe të atij komunal kanë nderuar Ekrem Rexhën – Komandant Drinin në 25-vjetorin e vrasjes së tij. Kryeministri në...

Mot me diell dhe vranësira në vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vikend do të mbajë mot me diell dhe i vranët. Në njoftimin e lëshuar për...

Lajmet e Fundit