Jo vetëm Di Caprio, edhe Madonna e fiksuar pas burrave më të rinj se ajo

Madonna mund të ketë mbushur 64 vjeç muajin e kaluar, por të dashurit e saj mbeten shumë të rinj.

Që nga divorci i saj në vitin 2008 nga Guy Ritchie (10 vjet më i ri) dhe një lidhjeje të shkurtër me Alex Rodriguez (17 vjet më i ri), këngëtarja deri tani ka pasur romancë me djem të paktën 28 vjet më të vegjël.

I dashuri i fundit i Madonës, modeli Andrew Darnell, është 41 vjet më i ri se ajo. Me vetëm 23 vjet, ai është moshatar me vajzën e Madonnas, Lourdes Leon dhe djalit 21-vjeçar, Rocco Ritchie, raportoi Page Six.

Kjo nuk është rastësi, tha një mikeshë e Madonas për The Post.

“Asaj i pëlqen ideja që një burrë që dëshiron të ketë lidhje me të, të jetë më i vogël se vajza e saj. Disa njerëz mund ta shohin atë si një vampir, që ushqehet me të rinjtë, por, në mendjen e saj, ajo është përgjithmonë rinore dhe kjo ndihmon për ta vërtetuar këtë”, ka thënë mikesha e saj.

Leonardo Di Caprio ka qenë shumë i përfolur javëve të fundit në botën e shoubizit, për shkak të lidhjeve me vajza shumë më të reja se ai, dhe ndarjes nga to pasi të kenë mbushur 25 vjet.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit