7.4 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Tmerrohet familja në Prizren: Vajza 19 vjeçare inskenon zhdukjen e saj, i dërgon babait mesazhe kërcënuese

Zhdukja e një 19 vjeçareje në Prizren dhe mesazhet kërcënuese që i mori babai i saj kur vajza u largua nga shtëpia tronditën familjen nga lagjja’ Arbanë’.

Kjo bëri që ai të kërkojë ndihmë nga Policia që të hetohet se çfarë ka ndodhur me të bijën. Por ajo çka u zbulua e shokoi babain e saj.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gjithçka nisi kur në telefonin e babait të 19-vjeçares shkuan disa mesazhe ku thuhej se “çikën e kë të zhdukur, e ka gjetë cka e ka lyp”.

I shqetësuar skajshmërisht për fatin e vajzës, ai u nis për në Polici, ku dha deklaratë se kur ka dalë vajza nga shtëpia dhe ku ka qenë. Si rezultat i denoncimit, Policia u aktivizua për të kërkuar vajzën dhe u iniciua rast me urdhër të Prokurorit.

Sinjli meson se e gjithë kjo doli të jetë ajo që s’e priste as babai e as familjarët e tjerë të vajzës. Ishte një inskenim, që u planifikua nga 19-vjeçarja, që tentoi t’ia hedh familjes për zhdukjen e saj.

Rasti u zbulua kur Policia gjeti vajzën dhe u kuptua se mesazhet që i kishte pranuar babai i saj ishte ajo që ia ka dërguar.

 

Pas intervistimit të saj në cilësinë e të dyshimtës, Prokurori ka urdhëruar nisjen e hetimeve për kallëzim të rremë./Gazea Sinjali

Më Shumë

Gjesti rikthehet fuqishëm me këngën e re dhe thyen rekorde globale

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka bërë një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore me këngën e tij të re “Memories”, e cila ka...

Prokuroria interviston komisionerët për dallaveret me vota në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur të mërkurën një aksion lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore në komunën e Malishevës, duke intervistuar...

Lajmet e Fundit