11.6 C
Prizren
E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Çmimi i derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka bërë me dije se çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës për ditën e sotme në Kosovë është 1.62 euro për litër, për shitjen e benzinës është 1.35 euro, ndërsa për shitjen e gazit është 0.75 euro.

Ky njoftim i lëshuar nga ministria ka vlejtur për dje dhe do të vlejë edhe për sot.

Në fund të muajit gusht, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka marrë vendim për vendosjen e masave mbrojtëse për produktet e derivateve të naftës.

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 centë për litër kurse çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër. Ky vendim do të vlejë për 30 ditë që nga publikimi i tij.

Sipas ministrisë, ky vendim është marrë për arsye se në shitjet me pakicë në Kosovë është evidentuar mospërshtatje e çmimeve vendore me lëvizje të mëdha të çmimeve në tregun botëror.

Ditët e fundit, para vendimit të MINT, në pompat e derivateve në Kosovë, çmimet e naftës ishin nga 1.75 deri në 1.79 euro.

Edhe në muajin qershor, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për caktimin e çmimit tavan për derivate të naftës, i cili ishte në fuqi për 30 ditë. Ky vendim u mor pasi çmimi i naftës shkoi deri në 1.95 euro për litër në pikat e shitjes së karburanteve në Kosovë.

Më Shumë

Totaj aktivizon ekipet për të parandaluar përmbytjet në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se pas reshjeve të dendura të shiut, ekipet komunale kanë ndërhyrë menjëherë në disa zona...

Rahoveci 029 sfidon Prishtinën sonte në “Mizahir Isma”

Sonte nga ora 19:00, palestra “Mizahir Isma” në Rahovec do të presë përballjen e xhiros së tretë të Superligës, ku Rahoveci 029 do të...

Lajmet e Fundit