10.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Erdogan thotë se Ukrainës duhet t’i kthehen tokat e pushtuara

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë në një intervistë për PBS se Ukrainës duhet t’i rikthehen tokat e pushtuara, në rast se arrihet marrëveshja e paqes me Rusinë, duke folur për ato që për momentin shteti rus i ka uzurpuar që nga muaji shkurt.

“Kur flasim për marrëveshje reciproke, kjo është ajo që nënkuptojmë. Nëse do të vendoset një paqe në Ukrainë, sigurisht, kthimi i tokës që u pushtua do të bëhet shumë i rëndësishëm. Kjo është ajo që pritet. Kjo është ajo që kërkohet. Putin ka ndërmarrë disa hapa. Ne kemi ndërmarrë hapa të caktuar”, ka deklaruar Erdogan.

“Tokat që u pushtuan do t’i kthehen Ukrainës”, u shpreh ai, transmeton Telegrafi.

Erdogan gjatë kësaj interviste gjithashtu deklaroi se Krimea duhet t’i kthehet Ukrainës, ai madje shtoi se që nga viti 2014, kishte biseduar me Putinin për këtë çështje.

“Ne i kërkuam atij t’ua kthejë Krimenë pronarëve të saj të ligjshëm. Këta janë pasardhësit tanë në të njëjtën kohë, njerëzit që jetojnë atje. Nëse do të bënit këtë hap përpara, nëse mund të na linit, do të lehtësoni gjithashtu tatarët e Krimesë dhe Ukrainën gjithashtu. Kjo është ajo që ne kemi thënë gjithmonë”, ka deklaruar presidenti turk.

“Por që atëherë, për fat të keq, asnjë hap nuk është bërë përpara”.

Ndryshe, janë bërë më shumë se gjashtë muaj nga lufta në Ukrainë, dhe kjo e fundit pas një kundër-ofensive ka çliruar disa qytete në rajonin e Kharkiv. /Telegrafi/

Më Shumë

Policia ndalon një të ri në Prizren, i gjendet substancë narkotike gjatë kontrollit

Një kontroll rutinë i policisë në komunikacion ka rezultuar me procedim penal ndaj një të riu në Prizren, i cili dyshohet për drejtim të...

KFOR-i organizon konferencë me studentët nga Venediku dhe Universiteti i Prizrenit

Komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it ka mbajtur një konferencë në Kampin Villaggio Italia për studentët nga Kampusi EMA i Venedikut dhe përfaqësuesit...

Lajmet e Fundit