‘Kobra’ i Prizrenit, dorëzohet në polici

Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” është dorëzuar në polici të Prizreni.

Ai dyshohet se është përfshirë në një përleshje një nga klubet e natës në Prizrenit.
Dibran Hoxhaj, është duke u intervistuar në stacion policor në lidhje me këtë rast, thonë burimet e Sinjalit.

Gjatë intervistimit, Sinjali mëson se ai ka deklaruar se ka qenë jashtë vendit dhe në momentin që ka marrë ftesën është dorëzuar.

Ai po dyshohet se është i përfshirë në një rrahje të para disa ditëve. Sinjali raportoi mbrëmë se gjithçka u zbulua pas denoncimit të viktimës në Polici, i cili raportoi se është sulmuar fizikisht nga Kobra. Sipas dëshmisë së viktimës i cili ishte në gjendje të dehur, përleshja ka ndodhur në diskotekë dhe motivi që shtyu drejt përleshjes janë problemet e mëhershme mes tyre.

Njësitë policore me të marrë informatën janë vënë në lëvizje për të kapur Kobrën, mirëpo ai ka qëndruar në arrati deri sot.

Çfarë mund të mos keni parë këtë verë te Shatërvani në Prizren?

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Kapiteni Fitim Susuri vazhdon me Lirinë edhe për dy vite

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Fitim Susuri, i cili ka rinovuar kontratën me klubin edhe për dy vitet e ardhshme. Klubi bardhezi...

Lajmet e Fundit