13.1 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Kosova eksportoi 84,8 milionë euro, ndërsa importoi 526,8 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin gusht 2022. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të larët për (25.3%) në muajin gusht 2022, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2021, gjegjësisht në vlerë prej 441,9 milion euro krahasuar me deficitin 352,6 milion euro në vitin 2021. Eksporti mbulon importin (16.1%).

Eksporti i mallrave në muajin gusht 2022 kishte vlerën 84,8 milion euro, ndërsa importi 526,8 milion euro, është një rritje prej (30.6%) për eksport si dhe (26.2%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (23.2%) të eksporteve e përbëjnë produktet minerale, (18.0%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (16.2%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (11.1%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (7.8%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (4.9%) produkte bimore, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (22.9) produktet minerale, (12.2%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (10.5%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (9.3%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (6.4%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (6.3%) produkte të industrisë kimike (6.0%) mjetet e transportit, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BEsë-27 arritën në 31,0 milion euro, ose rreth (36.5%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (51.2%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (8.4%), Danimarka (6.2%), Sllovenia (5.9), Holanda (3.3%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BEsë-27 ishin rreth 213,2 milion euro, ose (40.5%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (20.2%). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (9.5%), Greqia (8.7%), Italia (3.8%), Sllovenia (3.4%), etj.

Në muajin gusht 2022, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 32,2 milion euro, ose (38.0%) të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (27.2%). Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria (14.8%), Serbia (9.2), Maqedonia (8.4%), Mali i zi (4.4%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin gusht 2022, arritën në 100,0 milion euro, ose (19.0%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (26.9%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Serbia (7.4%), Maqedonia (5.5%), Shqipëria (4.1%).

“Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 21,6 milion euro, ose (25.5%). Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: SHBA (11.7%), dhe Zvicra (6.5%).Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 213,5 milion euro, ose (40.5%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13.6%) dhe Kina (10.1%)”, njofton ASK-ja.

Më Shumë

67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 67 aksidente dhe janë shqiptuar 2133 gjoba në trafik. Sipas...

Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Lajmet e Fundit