Kurti takon sot kryetarët e komunave, diskutojnë për buxhet dhe investime

Sot në Pejë mbahet një takimin i përbashkët i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrit të Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.

Ky takim organizohet me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal, raporton RTKlive.

“Në këtë takim do të diskutohen temat: Performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale; Energjia dhe ujërat, Projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe Strategjia për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar”, njofton Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit