3.9 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

39 shoqata sindikale e kanë përkrahur propozimin e deputetit Gola, 663 kundër: Greva vazhdon

Përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje që do të rezultonte me ndërprerje të grevës në arsim kanë vazhduar deri në orët e vona të së premtes. Një takim i anëtarësisë së SBASHK-ut në të cilin do të diskutohej ideja e kreut të Komisionit për Arsim, Ardian Gola, kishte dhënë shpresë, megjithatë pas takimit u njoftua se s’ka një marrëveshje.

Përmes një komunikate për media të lëshuar mbrëmë nga SBASHK-u, është bërë e ditur që ideja e deputetit Gola është përkrahur nga një numër i vogël i shoqatave sindikale dhe institucione arsimore.

Sipas komunikatës, 39 kanë përkrahur propozimin e deputetit Gola derisa 663 shoqata sindikale apo institucione arsimore nuk e kanë përkrahur idenë e deputetit Gola që mënyra aktuale e grevës të zëvendësohet me atë të mos vendosjes së notave për nxënësit.

“Nga raportimet e prezantuara është parë se 39 shoqata sindikale, apo institucione arsimore kanë përkrahur idenë e deputetit Gol, 34 nuk janë deklaruar, por janë 663 shoqata sindikale apo institucione që nuk e kanë pranuar këtë ide”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

“Në këto rezultate nuk është përfshirë një komunë , kryetari i të cilës ka deklaruar me shkrim se gjithë grevistët atje nuk e kanë përkrahur idenë e deputetit Gola , por në mungesë në takim të kryetarit sindikal nga kjo komunë kjo nuk është përfshirë në rezultatet e përgjithshme”, thuhet tutje në komunikatën e lëshuar nga institucioni që drejton Jasharaj.

Më Shumë

Lëndohen katër policë gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore gjatë arrestimit të një 45-vjeçari në fshatin Samadraxhë të...

Vikend me mot pranveror në Kosovë dhe Shqipëri

Gjatë këtij vikendi, më 14 dhe 15 mars 2026, në Kosovë dhe Shqipëri pritet mot kryesisht pranveror, me periudha me diell dhe vranësira të...

Lajmet e Fundit