18.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Amerika i kërkon shpjegime Serbisë për ujdinë me Rusinë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha sot se askush nuk duhet të nënshkruajë asgjë me Rusinë në këtë moment, duke theksuar se vendi i tij nuk e di saktësisht se çfarë përfshin marrëveshja që Serbia nënshkroi në Nju Jork me atë vend dhe se presin të marrin sqarime në të ardhmen për dokumentin e nënshkruar.

“Ne sigurisht do të donim të dëgjonim një shpjegim se çfarë është ai dokument. Gjatë këtij sesioni në OKB, SHBA-të kishin bisedime të mira me Serbinë, kështu që ne dëgjuam për atë dokument vetëm pas kësaj dhe presim një shpjegim për të”, tha Hill, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Serbia dhe Rusia firmosën një ujdi për të koordinuar politikën e jashtme në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Kjo marrëveshje Beograd-Moskë nxiti reagime të shumta.

Më Shumë

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një rast i hetimit të vdekjes është raportuar më 23 prill në Prizren.   Sipas informacioneve zyrtare, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes...

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

Një burrë është gjetur pa shenja jete të hënën në Prizren. Policia bën të ditur përmes raportit se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi...

Lajmet e Fundit