Morinë, 42-vjeçari nga Presheva kapet në kufi me 5 kilogramë heroinë

Mëngjesin e sotëm policia ka kapur 5.1 kilogramë heroinë në pikën kufitare të Morinës. Policia njofton se në prangat e policisë ka rënë një 42-vjeçar me iniciale A.A, alias A.J.

Ndërkohë 42-vjeçari është arrestuar pas kontrollit në këtë pikë kufitare ku në automjetin që drejtonte tip “Golf 6”, në një çantë iu gjetën 5 kilogramë e 107 gramë heroinë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit