Araujo do të operohet, humbet Kupën e Botës

Qendërmbrojtësi i Barcelona-s, Ronald Arauja ka marrë vendimin për t’u operuar. Uruguajani u dëmtua gjatë grumbullimit me kombëtaren në tendinën e këmbës së djathtë.

23-vjeçari ka udhëtuar drejt Finlandës këtë të hënë, vend ku do të kryejë operacionin. Ai vendosi të ndërmerrte këtë hap, pas bisedimeve me Xavi Hernandez dhe stafin mjeksor të Barcelona-s.

Araujo i shqyrtoi të gjitha opsionet dhe më i miri ishte operacioni. Ai pritet të mungojë tre muaj, aq sa zgjat rikuperimi.

Vetëm një mrekulli mund të bëjë që ai të jetë pjesë e Kupës së Botës, e cila fillon për gati dy muaj. /Albanianpost.com

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit