ATK publikon broshurën “Karta e Tatimpaguesit”

Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim që të njoftoj të gjithë tatimpaguesit lidhur me të drejtat dhe detyrimet e tyre, ka publikuar Broshurën “Karta e Tatimpaguesit”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se “Karta e Tatimpaguesit” është përgatitur në formë të një udhëzuesi të thjeshtë, gjithëpërfshirës dhe sqarues, për ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme në mes të Administratës Tatimore të Kosovës dhe tatimpaguesve, bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë.

“Përmes këtyre marrëdhënieve synohet të rritet përmbushja vullnetare, duke i trajtuar të gjithë tatimpaguesit në mënyrë të barabartë dhe pa paragjykime, duke i qartësuar gjërat sa më shumë që të jetë e mundur, dhe duke qenë transparent e të përgjegjshëm në marrëdhëniet e ATK-së me tatimpaguesin, si dhe në ofrimin e shërbimeve në mënyrë efektive dhe efikase”.

“‘Karta e Tatimpaguesit’ është një udhëzues në të cilin paraqiten të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesit. Andaj, qëllimi ynë është t’i prezantojmë të drejtat dhe obligimet e tatimpaguesve, ashtu që tatimpaguesit të kenë besim në drejtësinë dhe paanësinë e sistemit tatimor, por edhe të jenë në dijeni për implikimin e mos-përmbushjes”.

“‘Karta e Tatimpaguesit’ është përkrahur nga Programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë! Broshura “Karta e Tatimpaguesit” është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së ëëë.atk-ks.org tek linku “Fletëpalosje dhe Broshura”, si dhe të njëjtën çdo person së shpejti mund ta ketë edhe në formë fizike”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Lajmet e Fundit