8.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Begaj e Agani, flasin për hartimin e strategjisë për parandalimin e etheve hemoragjike

7Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot ministrin e Ministrisë e Shëndetësisë, Ferid Agani dhe epidemiologun dr.Isuf Dedushaj. Begaj dhe Agani në këtë takim kanë biseduar për vazhdimin e implementimit të strategjisë kombëtare për luftimin e etheve hemoragjike, me theks të veçantë, implementimin e kësaj strategjie në komunën e Malishevës, pasi konsiderohet si territor më shumë i prekur nga ethet hemorragjike.

Agani, uroi kryetarin Begaj, për suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit lokale dhe zgjedhjen e tij për kryetar të Malishevës.

“Ne jemi të gatshëm, që me të gjitha potencialet tona si komunë, të angazhohemi së bashku me ministrinë e shëndetësisë dhe ministritë tjera, të angazhohemi në fushatat e ndryshme, si në dezinsektim, fushata vetëdijesimi dhe forma tjera, në luftimin e kësaj sëmundje dhe zbutjen e këtij virusi, në mënyrë që pasojat nga thumbimi i rriqrave, të jenë të sa më të vogla”, tha Begaj.

Në anë tjetër, ministri Ferid Agani, u zotua se do  të bëjë gjithçka që  është e mundur për zbatimin e planit strategjik kombëtar, kundër etheve hemorragjike.

“Plani është hartuar dhe vetëm pritet që miratohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës, përderisa edhe këshilli ndërministror, është duke punuar në këtë drejtim”.

“Fushatën e dezinsektimit, do ta implementoj Ministria e Bujqësisë, ndërsa ministritë tjera, do të merren me aspektet tjera për zbatimin e kësaj strategjie, për të cilën janë paraparë edhe mjetet financiare, ndërsa planifikojnë që në vitin 2014, kjo fushatë të fillojë sa më shpejt që është e mundur”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Barnatorja Qendrore në Rahovec nis punën me dy ndërrime

Nga dita e nesërme, Barnatorja Qendrore në kuadër të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të funksionojë me dy ndërrime, duke mundësuar shërbime...

Ja pse nuk ka protesta në Kosovë

Shkruan: Milazim Krasniqi Kur disa po çuditen pse nuk ka protesta, pse nuk ka pakënaqësi, po më çudisin. Moti ua kam sqaruar, po nuk e...

Lajmet e Fundit