Asfaltohet shtresa e dytë e rrugës ‘Kosova’ në Prizren

Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se sot është bërë shtrimi i shtresës së dytë me asfalt i rrugës “Kosova” dhe rrugëve përcjellëse në lagjen “Ralin” që janë rrugë të qarkulluara dhe lidhin disa pjesë të Prizrenit me qendrën e qytetit.
“Në kuadër të projektit “Rehabilitimi dhe ndërtimi i rrugëve me asfalt në Komunën e Prizrenit”, sot u bë shtrimi i shtresës së dytë me asfalt i rrugës “Kosova” dhe rrugëve përcjellëse në Lagjen “Ralin” që janë rrugë të qarkulluara dhe lidhin disa pjesë të Prizrenit me qendrën e qytetit. Po punohet në mënyrë efikase që projekti të përfundojë sa më shpejtë, pasi, këto projekte janë të një rëndësie të veçantë për rregullimin e infrastrukturës për banorët e zonës dhe e lehtësojnë jetën e tyre”, thuhet në njoftim./ PrizrenPress.com
May be an image of 4 people, street and road
May be an image of 6 people, people standing and outdoors

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit