Trazira të mëdha shënuan ndeshjen e Superligës së Argjentinës mes Gimnasia La Plata dhe Boca Juniors, pas së cilës të paktën një person thuhet se u vra.
Pas skenave kaotike në Indonezi pesë ditë më parë, trazirat e reja të fansave kanë tronditur botën.
Këtë herë ndodhi në Argjentinë, ku mbrëmjen e së enjtes u anulua ndeshja mes Gimnasia dhe Boca e vlefshme për javën e 23-të.
Të paktën një person ka mbetur i vrarë pas një përplasjeje të ashpër mes tifozëve dhe policisë.
The match between Gimnasia and Boca Juniors was suspended due to police repression outside the stadium.
Tear gas entered the stadium and the players cannot breathe well.pic.twitter.com/Ow0l9rcyfP— Argentine Football League (@ArgiesFootball) October 7, 2022
Trazirat e tifozëve kanë ndodhur para stadiumit sapo ka nisur ndeshja. Përleshja është përhapur në terren dhe më pas ka ndërhyrë policia.
Gjyqtari Herman Mastrangelo vendosi të ndërpresë ndeshjen në minutën e nëntë dhe policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të qetësuar trazirat.
Fotot dhe videot e fansave që qanin shpejt bënë xhiron e botës.
????
¡TRAGEDIA EN EL FÚTBOL #ARGENTINO!
FotosUn hincha falleció por un paro cardiorrespiratorio tras los graves incidentes en el partido de Gimnasia y Esgrima contra Boca Juniors por la Liga. pic.twitter.com/pXjAnQtLhI
— Tribuna Digital7 (@TribunaLibreES) October 7, 2022
Një zëdhënës i policisë ka thënë se oficerët thanë se ishte përdorur gaz lotsjellës për shkak të mungesës së sigurisë për të kontrolluar situatën. Një person ka mbetur i vrarë dhe disa janë plagosur rëndë.
Kaosi u krijua pasi tifozët e Gimnasia u përpoqën të futeshin me forcë në stadiumin e stërmbushur dhe këta tifozë ishin më në numër sesa u ishte lejuar.
#BuenosAires #Argentina??- Reports of clashes outside the Juan Carmelo Zerillo Stadium in #LaPlata with police firing tear gas and rubber bullets, the ??football match between Gimnasia LP vs Boca Juniors has been suspended (?@facujperezarg) pic.twitter.com/5moF7z9Vxn
— CyclistAnons? (@CyclistAnons) October 7, 2022
Mediat argjentinase raportuan se policia qëlloi kameramanin e mediumit TyC Sports, Fernando Rivera, ndërsa ai po filmonte njerëzit duke hedhur gaz lotsjellës.
“Fatkeqësisht, të paktën një person ka vdekur”, tha ministri i Sigurisë së Buenos Aires, Sergio Berni.
Tifozja vdiq pas një problemi në zemër, e gjithë kjo pasi u hodh gaz lotsjellës në fushë. Tifozët në panik u përpoqën të gjenin një dalje nga stadiumi. /Telegrafi/
The match between Gimnasia and Boca Juniors could be scheduled for tomorrow morning.pic.twitter.com/lrkr0o2cJQ
— Argentine Football League (@ArgiesFootball) October 7, 2022