21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Prizren/ Përleshen në mal pas debatit për prerjen e druve, dy të dyshuarit përfundojnë në pranga të policisë

Prerja e druve në mal është bërë mollë sherri mes dy qytetarëve në Velezh të Prizrenit, të cilët i zuri sherri dje pasdite dhe përfunduan në pranga të Policisë.

Gjithçka ndodhi pas një konflikti mes tyre derisa ishin në mal, që për pak sa nuk përfundoi tragjikisht, pasi njëri prej tyre nxori edhe armën e zjarrit, raporton Gazeta Sinjali.

Prokuroria ka bërë me dije se dy të dyshuarit R.Gj., dhe J.K., ndodhen tashmë në mbajtje si të dyshuar për përleshjen e djeshme.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari i parë ia ka drejtuar armën të dyshuarit tjetër të cilin e takoi në mal, ku edhe plasi sherri, pasi e akuzonte se po bën prerjen e druve në malin e tij.

Pas një debati verbal, i dyshuari i dytë ka arritur t’ia largojë armën të dyshuarit tjetër, me ç’rast edhe e ka sulmuar dhe për pasojë i ka shkaktuar lëndime trupore.

 

 

Për rastin është njoftuar Policia dhe një njësi ka dalë në vendin e ngjarjes, ku e kanë gjetur të dyshuarin që u sulmua. Palët u shoqëruar në stacion policor, teksa arma është sekuestruar si provë për rastin.

Dy të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë në lidhje me veprat me të cilat ngarkohen dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Më Shumë

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Foleja Residence nuk është vetëm një kompleks modern banesash – është një komunitet i qetë dhe i sigurt në zemër të natyrës, në lagjen...

Suharekë: Vdes burri i cili dyshohet se u rrëzua në vendin e punës

Një burrë nga Suhareka ka vdekur të hënën në QKUK, pasi më 18 qershor dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës. Policia...

Lajmet e Fundit