14.7 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Tjetër ekip i madh futet në garë për transferimin e Firmino-s

Sulmuesi i Liverpool-it, Roberto Firmino, ishte një nga futbollistët e shumëkërkuar në afatin kalimtar të verës.

Megjithatë, anglezët nuk hoqën dorë nga braziliani, duke mos e lënë të largohet në ndonjë skuadër tjetër, ku Juventus-i i printe garës.

Tani në garë për shërbimet e 31-vjeçarit ka hyrë edhe Atletico Madrid.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, ekipi i Diego Simeone-s e ka kontaktuar atë të Liverpool-it, duke kërkuar transferimin e sulmuesit e tyre në afatin kalimtar dimëror.

Firmino ka kontratë me Liverpool-in deri në verën e vitit të ardhshëm, derisa rinovimi i saj ende nuk dihet a do të ndodhë, pasi që braziliani nuk shihet si titullar në sulmin e “the reds”, sidomos pas blerjes së Darëin Nunez.

Kështu Atletico shpreson që njëherë të arrijë marrëveshje me brazilianin, pastaj do ta ketë më të lehtë ta bindë Liverpool-in për ta liruar gjatë dimrit, në të kundërtën do ta humbin në verë me parametra zero.

Kujtojmë që Firmino është pjesë e Liverpool-it që nga vera e vitit 2015, kur u transferua nga gjermanët e Hoffenheim për shumën e 41 milionë eurove.

Deri më tani, 31-vjeçari ka luajtur në 338 ndeshje me fanellën e kuqe në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 104 gola dhe ka asistuar në 77 të tjerë.

Ai gjithashtu numëron edhe 55 ndeshje me kombëtaren e Brazilit, prej të cilave ka shënuar edhe 17 gola.

/Albanianpost.com

Më Shumë

P5 në New York, P3 në Prishtinë

Nga Blerim Shala Rrjedhat politike në vend, të cilat në masë të madhe janë në varësi të datës së fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet...

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Lajmet e Fundit