11.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Komuna e Prizrenit ndan grante për ndërmarrësit e rinj

Qytetarët e Komunës së Prizrenit, sidomos të rinjtë, janë të dëshmuar në aspektin inovativ dhe kreativ. Kështu u shpreh sot kryetari Shaqir Totaj gjatë ceremonisë së ndarjes së granteve për ndërmarrësit e rinj.

Meqë, fillimi i biznesit është sfidë më vete, Komuna e Prizrenit me anë të projektit që implementohet nga Agjencia për Zhvillim Rajonal – Jug, do t’i ndihmojë dhe stimulojë të rinjtë për zbatimin e ideve të tyre të biznesit.

“Skema e granteve “Mbështetja e ndërmarrësve të rinj/Start-up në Komunën e Prizrenit” ishte një thirrje për entuziastët e që nga ky konkurs dolën 14 përfitues (11 femra dhe 3 meshkuj), që kryetari Totaj i priti për t’u uruar sukses në rrugëtimin e tyre biznesor. Me këto grante ndërmarrësit e rinj do të jenë në gjendje të fillojnë me implementimin e ideve të tyre. Në këtë mënyrë do të krijohen kushte të mira edhe për hapjen e vendeve të reja të punës dhe sigurimin e të ardhurave për të punësuarit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Totaj, sipas njoftimit, bëri të ditur se iniciativa të këtilla do të ketë edhe në të ardhmen nga Komuna e Prizrenit, duke i inkurajuar të rinjtë për gjetjen e ideve që mund ta përcaktojnë linjën e jetës së tyre./ PrizrenPress.com

Më Shumë

“Sulmi i Shqiponjave” – reflektim vizual mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren njofton se piktura e mjeshtrit Esat Valla, me titull “Sulmi i Shqiponjave”, përbën një reflektim të fuqishëm...

Komuna e Malishevës organizon vizita për orientim në karrierë për nxënësit e klasave IX

Drejtoria për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës ka miratuar realizimin e vizitave të nxënësve të klasave të nënta në Shkollën e Mesme...

Lajmet e Fundit