Lajm i mirë për Francën, Pogba pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës

Ishte thuajse e kryer që Paul Pogba nuk do të marrë pjesë me kombëtaren e Francës në Kupën e Botës.

Megjithatë, mesfushori francez me shumë gjasë do të marrë pjesë në eventin më të rëndësishëm të futbollit me kombëtaren e tij.

Mediat italiane raportojnë që Pogba do të rikthehet në stërvitje në javën e ardhshme me Juventus-in.

 

Kujtojmë që 29-vjeçari kishte pësuar një dëmtim në gju në ndeshjet para-sezonale me Juventus-in.

Ai nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje të karakterit garues me bardhezinjtë, që prej se u transferua gjatë kësaj vere nga Manchester United.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit