-1.2 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Shumë dilema për paratë e Trustit|Video

Pozita e opozitë po vazhdojnë të kenë qëndrime të ndryshme edhe sa i takon mjeteve të Fondit të Kursimeve Pensionale.

Vendimi i Trustit për t`i zhvendosur 500 milionë euro nga tregjet ndërkombëtare është përcjellë me dallime në qëndrime nga anëtarë të Komisionit Parlamentar për Buxhet. Ndërsa njohës të ekonomisë konsiderojnë se këto mjete do të ishte mirë të orientoheshin në sferën e biznesit sepse mundëson mbushjen e arkës e shtetit.

 

Zhvendosja e qindra miliona eurove nga tregjet ndërkombëtare nga Trusti, ka shpërfaqur dallime të anëtarëve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. Jeta Statovci, anëtare e komisionit nga Vetëvendosje, thotë se një pjesë e mjeteve janë tërhequr dhe janë vendosur në investime shumë të sigurta të quajtura ‘Money Market’ apo janë mbajtur në banka vendore.

“Pra kjo është vetëm një tërheqje për një periudhë të shkurtër kohore derisa të ketë një stabilizim e gjithashtu të gjendet dhe hapësira që këto investime e këto mjete të futen në investime të reja, që prodhojnë një rikthim më të lartë”, thotë deputetja Statovci për RTK-në.

Ndërsa Ferat Shala nga PDK, deklaron se këto mjete do të duhej të futeshin në investime kapitale.

“Ka kapacitete Kosova, ka resurse që me pak përmirësim të legjislacionit, mund të investohen brenda, qoftë në energji që po vuajmë shumë, në këtë aspekt për mungesë të projekteve prodhuese, qoftë në industrinë e rëndë të metaleve”, thotë deputeti Shala për RTK-në.

Njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadrijaj, thotë se këto mjete do të ishte mirë që të orientoheshin në sferën e biznesit sepse kjo mundëson mbushjen e arkës e shtetit.

“Në fakt kam qenë në vazhdimësi ithtar që këto vlera monetare të futen në tregun e brendshme ekonomik që do të ndikonte edhe në biznese, por edhe në mirëqenien e qytetarëve. Por  kur flasim tek investimet kapitale, kursimet e Trustit, nuk guxojnë të hyjnë te investimet kapitale sepse ato duhet që qeveria t’i ndajë nëpërmjet buxhetit që e konsolidon brenda vitit”, thotë Kadrijaj për RTK-në.

Deklarimet e tyre vijnë pas raportimit që Bordi i Trustit pati para komisionit parlamentar për buxhet.

Më Shumë

Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kthimin e tij në shtëpi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar me Isni Kilaj, i cili u lirua ditë më parë nga burgimi në Hagë me kushtin e...

Isni Kilaj arrin në shtëpi pasi u lirua me kusht nga Gjykata Speciale, djali i tij e publikon fotografinë

Isni Kilaj, pas lirimit me kusht nga Gjykata Speciale në Hagë, tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në Malishevë. Fotografinë e ka publikuar djali...

Lajmet e Fundit