Bashkimi pret Pejën, Ylli i shkon Trepçës

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetur në kuadër të javës së gjashtë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Sfida më interesante e kësaj xhiro zhvillohet sot ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, nënkampionit dhe kampioni aktual të Kosovës.

Mitrovicasit e kanë nisur edicionin shumë më mirë, duke pasur katër fitore e një humbje, ndërsa e kundërta është me therandasit që kanë një fitore e katër humbje.

‘Xehetarët’ kërkojnë të vazhdojnë me formë të mirë, kurse verdhezinjtë të këndellen pas fillimit jo të mirë për të shënuar fitoren e dytë pasi mposhtën Vëllaznimin.

Po ashtu sot do të ndeshen rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Peja.

Pejanët e kanë nisur për mrekulli këtë edicion me pesë fitore në pesë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa humbje, ndërsa prizrenasit kanë dy fitore e tri humbje dhe do të mundohen t’ia shkaktojnë humbjen e parë verdhezinjëve.

Prince Caffe Superliga – Java 6

E diel

17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19:00 Bashkimi – Peja

Më Shumë

Nis pastrimi i rrëshqitjeve të dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se kanë nisur punimet për largimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren. Sipas njoftimit të...

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar...

Lajmet e Fundit