Rama në shoqërinë e dy breshkave: Uroj për sa më shumë shi që të luftojmë inflacionin e luftës së Putinit

Kryeministri i Shqipërisë është shfaqur sot në shoqërinë e dy breshkave në zyrën e tij.

Në një video-mesazh të publikuar në Facebook, Rama i ka uruar ndjekësit e tij një javë të mbarë me sa më shumë shi, edhe pse parashikimet e motit tregojnë për kthjellime dhe kohë me diell këtë fillim jave.

“Ju uroj të gjithëve një javë të mbarë, me sa më shumë shi. Sepse na duhet për të luftuar inflacionin e luftës së Putinit, që nuk e kemi sjellë ne, por duhet të bëjmë çmos që ta lehtësojmë për të gjithë ju”, tha Rama.

Rama tha gjithashtu se Partia Socialiste nis sot zyrtarisht punën për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.

“Një ditë e re, një javë e re, në zyrën e PS, për të nisur edhe një rrugë të re drejt një fitoreje të re, atë të zgjedhjeve vendore. Dhe dialogun me komunitetet në të gjithë Shqipërinë, për qeverisjen vendore dhe sfidat e përbashkëta”, ka shtuar kryeministri. /Telegrafi/

Më Shumë

Numër i ngjashëm me vitet e kaluara, Kurtishi: Shërbimet onkologjike kryhen në QKUK, një herë në muaj në Prizren

Gjatë vitit 2026 është vërejtur numër i ngjashëm i pacientëve dhe rasteve të reja me sëmundje malinje krahasuar me vitet paraprake. Kështu ka thënë në...

Aksion në Prizren kundër shmangies së tatimit, gjenden mbi 3 kilogramë ari i pa deklaruar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Prizren lidhur me dyshimet për shmangie të tatimit në shitjen e arit.   Sipas raportit policor, në koordinim...

Lajmet e Fundit