Mbappe thyen heshtjen dhe tregon nëse njëmend kërkoi largimin nga Parisi

Kylian Mbappe është bërë sërish temë në mediat botërore, pasi rrodhën informacione se ka kërkuar largimin nga Paris Saint Germain.

Mediat e ndryshme në Francë raportuan javën e kaluar se Mbappe nuk është aspak i kënaqur me klubin dhe ka kërkuar qysh në janar largimin nga Parc de Princes.

Megjithatë ka qenë vet sulmuesi francez që ka folur pas ndeshjes derbi ndaj Olympique Marseille (1-0), duke treguar gjithë të vërtetën.

Mbappe ka thënë për RMC Sport se lajmet kanë qenë vetëm spekulime dhe se ai është i lumtur në Paris.

“Informacioni doli ditën e ndeshjes me Benfican dhe unë nuk e kuptova”.

“Unë nuk jam i përfshirë në këtë histori dhe isha i tronditur si gjithë të tjerët”, tha francezi.

“Është krejtësisht lajm i rremë dhe jam shumë i lumtur në Paris”, deklaroi Mbappe.

23-vjeçari gjatë verës vazhdoi kontratën me PSG-në deri në vitin 2025, derisa këtë sezon po kalon nëpër një formë fantastike.

Reprezentuesi francez në 14 ndeshje zyrtare ka gjetur 12 herë golin, derisa ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit