Ka ndrruar jetë anëtari shumëvjeçar i ShKA “Agimi”, Bujar Laçi

Të mërkurën ka ndërrua jetë në moshën 69 vjeçare anëtari shumëvjeçar i ShKA “Agimi”, Bujar Laçi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publik në rrjete sociale, familjarë të të ndjerit.

“Sot, më 19 Tetor 2022, pas një beteje të gjatë me sëmundje nderroi jetë më i dashuri ynë Bujar “Bubi” Laçi.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, 20 Tetor 2022 në varrezat e Prizrenit në orën 13:00. Kortezhi funeral do të niset nga shtëpia në orën 12:30”, kanë shkruar familjarë të të ndjerit.

Bujar Laçi, përveç angazhimeve në organizmin më të vjetër kulturor në vendin tonë, deri në pension ka punuar edhe në Qendrën e Kompetencave “11 Marsi”.

 

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit