Vdes në rrethana misterioze 32-vjeçari që u shoqërua nga policia në Tiranë

Një i ri që u ndalua mbrëmjen e djeshme nga policia ka ndërruar jetë papritur në Spitalin e Traumës.

 

Mbrëmjes e së mërkurës rreth orës 23:07 në rrugën “Riza Cuka”, një patrullë e përgjithshme e policisë së Tiranës i bëri thirrje një qytetari për të ndaluar për kontrollin e dokumenteve të identifikimit.

32-vjeçari Lear Kurti, nuk e zbatoi urdhrin e autoriteteve dhe u largua me vrap. Patrulla u vendos në ndjekje të tij dhe e ndaloi qytetarin në rrugën “Don Bosko” për ta shoqëruar më pas në komisariatin nr. 3.

Sapo ka mbërritur në komisariat, 32-vjeçari shfaqi probleme shëndetësore të rënduara dhe u shoqërua me mjetet e policisë në Spitalin e Traumës ku ndërroi jetë.

AMP ka ngritur menjëherë një grup hetimor për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Ekzaminimet mjeko-ligjore do të përcaktojnë edhe shkakun e vdekjes së mistershme, që do të qartësohet në një njoftim përfundimtar për shtyp nga AMP, njofton tvklan

Më Shumë

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Lajmet e Fundit