Ambasada e Turqisë dhuron 200 pako me mjete didaktike për fëmijët me aftësi të kufizuara në Prizren

Ambasada e Turqisë në Kosovë ka dhuruar sot 200 pako me mjete didaktike për fëmijët me aftësi të kufizuara në Prizren.

Drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka ritheksuar se Komuna e Prizrenit është e përkushtuar dhe punon për të drejtat dhe mirëqenien e të gjithë fëmijëve, pa dallim.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se roli i mësuesve të arsimit special është sa jetik, aq edhe fisnik. “Çdo vit do të rritet numri i asistentëve mbështetës në shkollat e Komunës së Prizrenit që është tregues domethënës që dëshmon seriozitetin për trajtimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe integrimin e tyre në shoqëri”, ka thënë drejtoresha Veselaj-Gutaj./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Shtabi komunal në Malishevë: Nis përgatitja për spërkatjen kundër Etheve Hemorragjike

Në Malishevë është mbajtur takimi i radhës i Shtabit Komunal për Parandalimin dhe Luftimin e Etheve Hemorragjike, i udhëhequr nga kryetari i shtabit, Amrush...

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Lajmet e Fundit