Ballkani sonte sfidon Slavia Pragën në sfidën jetike në Ligën e Konferencës

Ballkani sonte luan njërën ndër sfidat më të vështira të këtij sezoni në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës në ‘Fadil Vokrri’ sfidon Slavia Pragë, në kuadër të rrethit të pestë në fazën e grupeve të kësaj ligë evropiane.

Skuadra e Ilir Dajës pas humbjes nga Sivasspor, në duel me Slavia Pragë, hyn objektiv të qartë, fitoren, sepse vetëm me pikë e maksimale në këtë ndeshje, mbetet në garë për të kaluar në rundin tjetër të kësaj ligë evropiane.

Ballkani aktualisht është e fundit në grup më katër pikë, aq sa ka edhe Slavia, kurse, lideri i grupit është Cluji me shtatë pikë të tubuara.

Sfida mes Skuadrës nga Suhareka dhe skuadrës nga Praga, pritet të mbush stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në përkrahje të kampionit tonë në fuqi, derisa është raportuar se në stadium do të jenë edhe një grup tifozësh nga Praga.

Ndeshja Ballkani-Slavia Pragë nis në orën 21:00. RTKlive

Më Shumë

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Lajmet e Fundit