Asamblistja Kryeziu ngre shqetësimin e fshatit Nagavc për kanalizimin

Asamblistja e LDK-së në Kuvendin Komunal të Rahovecit, Edona Kryeziu, në seancën e sotme të kuvendit komunal ka ngritur si shqetësim problemin me kanalizim në fshatin Nagavc.

Ajo në fjalën e saj, ka theksuar se po e shtron këtë si kërkesë të banorëve, të cilët janë duke u ballafaquar me këtë problem, raporton “Epoka e re”.

“Unë sot po ju drejtohem në emër të banorëve të fshatit Nagavc. Sipas banorëve ky fshat është lënë anash dhe vizitohet vetëm në kohë fushate. Në këtë fshatë nuk është investuar asnjë cent në kanalizim. I gjithë rrjeti i kanalizimit është ndërtuar pa asnjë kriter”, ka thënë asamblistja Kryeziu, e cila ka theksuar se kundërmimet që vijnë nga lumi janë të papranueshme nga banorët e fshatit Nagavc.

Ajo ka kërkuar zgjidhje sa më të shpejt të këtij problemi.

Më Shumë

Ukimeri mbikëqyr punimet për rrethrrotullimin e ri në “Dardania” të Prizrenit

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në aksin rrugor dhe rrethrrotullimin e ri në...

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit