11.2 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Vetëvendosje akuzon PDK-në dhe pushtetin e Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal të Prizrenit, që udhëheqet nga PDK-ja, për shantazh dhe keqpërdorime.

Shembull i marrin deklaratat e ish-drejtoreshës, Vjollca Kabashi.

Komunikata e plotë

Qeverisja e PDK-së po karakterizohet si qeverisje e shantazhit, keqpërdorimeve dhe kërcënimeve

Pushteti lokal në Prizren i udhëhequr nga PDK, vazhdon me sjellje arrogante e në kundërshtim me ligjet në fuqi. Qeverisja lokale është shndërruar në qeverisje të një grupacioni politik që nuk njeh procedura dhe transparencën, nuk respekton integritetin dhe dinjitetin e qytetarëve, shërbyesve civil por së fundmi pamë që edhe një drejtoreshë e kësaj qeverisje dha dorëheqje për shkak të kërcënimit, shantazheve dhe detyrimit për të nënshkruar pagesa të jashtëligjshme.

Ky nuk është rasti i parë i tillë sepse siç kemi parë në media, më herët kryetari Totaj me bashkëpartiakët e tij, kanë kërcënuar e zhantazhuar edhe shërbyes civil duke i bërë presion për vendime të kundërligjshme që i shkojnë në favor grupeve të caktuara të lidhura me partinë në pushtet. Kjo qeverisje ka mungesë të madhe të respektimit të ligjshmërisë në vendimarrjen e tyre për kompetencat të cilat i ushtrojnë.

Dorëheqja e djeshme e zonjës Vjollca Kabashi nga pozita e drejtorit të Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren (DPMS), shpërfaq edhe më shumë mendësinë e kësaj partie së cilës i takon kryetari aktual.

Detyrimi i saj për të nënshkruar një pagesë të kundërligjshme përmes kërcënimit dhe shantazhit është alarm edhe për Prokurorinë Themelore në Prizren e cila duhet të aktivizohet sa më shpejtë për të trajtuar këtë rast dhe raste të tjera të cilat tashmë i kemi referuar aty.

Kjo formë e qeverisjes me dhunë, frikë dhe shantazh është e papranueshme. Ky nivel i degradimit të qeverisjes së Prizrenit është i trishtueshëm. Totaj duhet të ndalet menjëherë dhe të reflektojë seriozisht karshi përgjegjësive të tij.

 

Më Shumë

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku...

Ndahet nga jeta mësuesi Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe

Ka ndërruar jetë mësuesi i njohur dhe i përkushtuar Fejzullah Duraku nga Krusha e Madhe, duke lënë pas një kontribut të çmuar në arsim...

Lajmet e Fundit